Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla priti sot në një takim Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, z. Marash Dukaj.

yacht hotel sarande

Të dy ministrat diskutuan tema të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me një vëmendje të veçantë ndaj axhendës së digjitalizimit, zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi.

Ministri Dukaj ndodhet në Tiranë si pjesëmarrës i konferencës rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech” për ndërthurjen e teknologjisë dhe qeverisjes në shërbim të qytetarëve. Gjatë takimit dypalësh të dy ministrat ndanë qëndrimin për t’i dhënë përparësi axhendës së digjitalizimit për modernizimin e shërbimeve publike, si një hap kyç drejt qeverisjes më efikase dhe transparente.

Si një pikë e rëndësishme e takimit u diskutua përfshirja e mëtejshme e shqiptarëve në proceset vendimarrëse dhe jetën politike e kulturore në Malin e Zi, duke vënë gjithashtu theksin në rëndësinë e mbrojtjes dhe zgjerimit të të drejtave të tyre.

Ministri Balla vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar në sistemin qeverisës të Malit të Zi, si dhe nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

“Marash Dukaj para disa vitesh ishte student në Tiranë dhe sot është Ministër për Administratën Publike në Malin e Zi. Ai është një mik i çmuar dhe nuk e fsheh krenarinë atdhetare për ndryshimet e mëdha të Tiranës dhe Shqipërisë gjatë dekadës së fundit. Shqiptarët e Malit të Zi janë një faktor i rëndësishëm i ankorimit të Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian” tha ministri Balla.

Gjithashtu, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim rritjen e bashkëpunimit në fusha si administrata publike dhe promovimi i zhvillimit rajonal nëpërmjet projekteve të përbashkëta.

Sipas ministrit ky takim dëshmon përkushtimin e përbashkët për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe për të kontribuar në zhvillimin e rajonit tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu