Natyra edhe njëherë na habit me misterin e saj.
Pas kafshëve që i kanë mbijetuar rrezatimit rreth centralit bërthamor të Çernobilit dhe bimësisë së dendur që ka pushtuar banesat, shkencëtarët kanë zbuluar një kërpudha të jashtëzakonshme që thithin rrezatimin, duke e kthyer një nga mjediset më toksike në botë në një dëshmi të aftësisë së Tokës për të shëruar veten.
Kjo kërpudha e zezë, e njohur si Cryptococcus neoformans, lulëzon në zona me rrezatim të lartë, duke e shndërruar rrezatimin gama në energji kimike përmes një procesi të ngjashëm me fotosintezën.
Është një kujtesë e fuqishme se, edhe përballë katastrofave të shkaktuara nga njeriu, natyra gjen një mënyrë për t’u përshtatur dhe rigjeneruar.
Qyteti i Pripiat sot në Ukrainë, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik kur ndodhi shpërthimi në prill të 1986-ës, është një zonë fantazmë ku pyjet kanë pushtuar blloqet e banimit dhe jeta shtazore po ashtu gjallëron me të njëjtat ritme.
Kur reaktori 4 i centralit pësoi defekt dhe shpërtheu tymi radioaktiv u përhap me retë në Europë edhe Azi.
Në zonë ende ka rrezatim të fuqishëm ndërsa reaktori është mbuluar nga një kupolë betoni.