“Sapo nënshkrova me Ambasadorin e Britanisë së Madhe Alastair King Smith “Memorandumin e Mirëkuptimit për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë, përmes të cilit i dhurohet Policisë së Shtetit një grand prej 1 milionë stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë.” -shkruan ne profilin e facebook, Taulant Balla.
Gjatë detyrës si Ministër i Brendshëm pata mundësinë të bashkëpunoja vazhdon mr trj ai, me homologët Suella Braverman, James Cleverly dhe Yvette Cooper, duke shënuar rezultate të dukshme luftën kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migracionit të paligjshëm. I falenderoj për bashkëpunimin rezultativ dhe vlerësimin e tyre për punën e bërë në një kohë kaq të shkurtër.
Ambasadori Alastair King Smith, i cili po përfundon mandatin e tij në Shqipëri, meriton gjithashtu vlerësimin maksimal për kontributin dhe angazhimin efektiv në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në shumë fusha.