Lista e kandidatëve për deputetë nuk do të jetë tërësisht e hapur ndërsa kandidatëve nuk do u duhet më të thyejnë një herës për të siguruar mandatin në Kuvendin e Shqipërisë. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike arritën me urgjencë një pakt, i cili reflekton ndryshimet në listat e kandidatëve për deputetë.
Sipas paktit, lista do të jetë e ndarë në 2 pjesë: një e treta e saj do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale. Kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët, çka do t’i japë automatikisht të drejtën për tu ngjitur në renditje e për të shpresuar në fitoren e mandatit.Mandatet për kandidatët fitues fillimisht shpërndahen sipas renditjes së listës shumëemërore të fiksuar të subjektit zgjedhor dhe në përputhje me renditjen e kandidatëve në të, dhe në rast shterimi të saj vijohet me kandidatët fitues të rirenditur të listës shumëemërore që i nënshtrohen votimit parapëlqyes”, thuhet në draft.
Pra, nëse në qarku i Tiranës ka 36 mandate, 12 të parët e listës janë në zonë të sigurt për një karrige deputeti dhe 24 të tjerët votohen. Tashmë fakt është edhe adresimi i votës së diasporës. Siç më herët palët kishin konfirmuar, do të votojnë të gjithë emigrantët, rezidentë ose jo, ndërsa do të jetë KQZ që do të bëjë administrimin e votës së tyre.
Në projekt-ligj PD e PS kanë hequr edhe pragun 1% në rang kombëtar për kandidatët e pavarur, ndërsa është hequr edhe favori që në zgjedhjet e 2021 kishin kryetarët e partive, që lejoheshin të garonin deri në 4 zona zgjedhore: tashmë njëjtë si të tjerët ata kandidojnë vetëm në një qark.
Miratimi në komisionin e Ligjeve i projektligjit të dakordësuar mes PD e PS kaloi jo me pak debate. Sula dhe Alibeaj kritikuan draftin, ndërsa thanë se u dorëzua nxitimthi vetëm 30 minuta para nisjes së mbledhjes. S’ka asnjë lloj logjike, që unë e mësoj gjysmë ore para, skam pasur mundësi ta lexoj pr.ligjin që është depozituar nga PS dhe PD. Gjithçka është vlerësuar, vulosur dhe ka ardhur këtu. Nisma të tjera që do diskutohen sot janë totalisht kot”, tha Sula.
Enkelejd Alibeaj, i vetmi që votoi kundër, foli me tone të ashpra duke thënë se ky projekt-ligj i jep në tavolinë mandatin e katërt Edi Ramës. E ndërsa për PD, thotë se po sigurojnë që të kapin ndonjë karrige në zgjedhjet e 2025.Jo pak rezerva edhe nga deputeti demokrat Dashnor Sula. Gjithsesi Sula bashkoi votën me të tjerët, dhe projektligji do të kalojë të premten në seancë plenare, ku duhen të paktën 84 vota, që pakti mes palëve duket se I ka siguruar. /shqiptarja.com