
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se thirrjet e protestuesve jashtë godinës nuk janë të drejtuara ndaj opozitës, por ndaj mazhorancës.
Tabaku tha se qytetarët po protestojnë kundër qeverisë dhe reformës administrativo-territoriale, të cilën e cilësoi të njëanshme, ndërsa akuzoi Policinë e Shtetit për përdorim force ndaj protestuesve.
“Sot qytetarët thërrisnin ‘Parlamenti i krimit’ dhe nuk e kanë me mua apo kolegët tanë, por me mazhorancën. Unë shkoj çdo natë në protestë dhe nuk më prek njeri me dorë. Provojeni edhe ju të shkoni atje”, deklaroi Tabaku.
Sipas saj, reagimi i qytetarëve është pasojë e arrogancës së mazhorancës dhe mënyrës se si po trajtohet reforma administrativo-territoriale.






