Lotët pas humbjes në finalen e Kupës së Botës 2026 nuk duket se do të jenë fundi i rrugëtimit të Lionel Messit me Argjentinën.

Edhe pse shumë e konsideruan finalen e humbur 1-0 ndaj Spanjës si lamtumirën e tij nga Botërori, mediat italiane raportojnë se kapiteni i Argjentinës nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.

Sipas “La Repubblica”, objektivi i radhës i 39-vjeçarit është Copa América 2028, ndërsa ëndrra më e madhe mbetet pjesëmarrja në Kupën e Botës 2030.

Nëse kjo do të ndodhë, Messi do të ishte 42 vjeç dhe do të luante në Botërorin që do të zhvillohet pjesërisht edhe në Argjentinë, një skenar që do t’i jepte mundësinë të mbyllte karrierën në kompeticionin më të madh të futbollit para tifozëve të vendit të tij.

Pas finales në “New York New Jersey Stadium”, Messi u shfaq i përlotur gjatë ceremonisë së medaljeve, duke shtuar dyshimet se mund të ishte ndeshja e tij e fundit në një Botëror. Megjithatë, sipas raportimeve, ylli argjentinas nuk e konsideron ende të mbyllur kapitullin me kombëtaren.

Nëse vendos të vazhdojë, Messi do të synojë të shtojë edhe një tjetër faqe në karrierën e tij legjendare, pasi ka fituar Kupën e Botës në vitin 2022 dhe dy trofe të Copa América, në vitet 2021 dhe 2024.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu