Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, mbërriti këtë të martë në Tiranë, në kuadër të turit të tij në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Pas ndalesës në Bosnjë-Hercegovinë, Costa u prit nga Kryeministri Edi Rama në Kryeministri, ku dy delegacionet zhvilluan një takim bilateral.

Vizita do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp mes Ramës dhe Costës, ku pritet të diskutohen zhvillimet në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ecuria e negociatave me Bashkimin Europian dhe situata në rajon.

Turi i Presidentit të Këshillit Europian në Ballkanin Perëndimor shihet si një sinjal i qartë i angazhimit të Bashkimit Europian për procesin e zgjerimit dhe forcimin e marrëdhënieve me vendet e rajonit.

Vizita vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, e cila synon të përshpejtojë negociatat e anëtarësimit dhe të avancojë drejt objektivit për mbylljen e grupkapitujve deri në vitin 2027.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu