
Një delegacion i partisë italiane “Fratelli d’Italia” ka zhvilluar një vizitë në kampin e emigrantëve në Gjadër, për të parë nga afër funksionimin e Qendrës së Paraburgimit për Riatdhesim.
Pas disa orësh inspektim, deputetja Sara Kelany deklaroi se struktura operon normalisht dhe me kapacitet të plotë, duke theksuar se deri më tani janë përpunuar rreth 536 raste emigrantësh.
Përfaqësuesit e delegacionit hodhën poshtë kritikat e opozitës italiane lidhur me funksionimin e kampit, duke i cilësuar ato të pabazuara.
Ata njoftuan gjithashtu se do të përgatisin një raport të detajuar për qeverinë e Giorgia Melonit, ku do të përfshihen gjetjet e vizitës dhe ecuria e procesit të riatdhesimit.
Vizita vjen në një moment kur çështja e emigracionit mbetet në qendër të debatit politik në Itali dhe në marrëdhëniet me Shqipërinë.






