Prej mijëra vitesh, njerëzimi ka ëndërruar të komunikojë me kafshët, një dëshirë që lidhet jo vetëm me kuriozitetin, por edhe me mbijetesën.

Me zhvillimin e inteligjencës artificiale, shumë studiues dhe entuziastë kanë ngritur pyetjen nëse këto teknologji mund të na ndihmojnë të “përkthejmë” gjuhën e kafshëve. Shkencëtarët kanë bërë përparime në interpretimin e tingujve të zogjve apo të balenave, por sfida mbetet e madhe.

Ekspertët theksojnë se komunikimi i çdo specieje është i lidhur ngushtë me mënyrën e jetesës dhe strukturën e trurit të saj, çka e bën të vështirë përkthimin e drejtpërdrejtë në gjuhën njerëzore.

Edhe pse ekzistojnë programe që analizojnë tingujt e kafshëve, ato nuk funksionojnë si një “Google Translate”. Për shembull, për të kuptuar një qen, nuk mjafton vetëm zëri, por edhe gjuha e trupit dhe sjellja.

Një nga programet më të avancuara, DeepSqueak, përdoret për të analizuar tingujt e padëgjueshëm të brejtësve dhe për të përcaktuar gjendjen e tyre emocionale, si stresi.

Megjithatë, shkencëtarët mbeten skeptikë se inteligjenca artificiale do të arrijë ndonjëherë të krijojë një përkthim të plotë të gjuhës së kafshëve.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu