
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Barcelona, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, duke ndarë një mesazh që nuk i kurseu as “përshëndetjet” për opozitën.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se Shqipëria është pritur me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, ndërsa vlerëson ndryshimin e imazhit të vendit ndër vite.
Sipas tij, Shqipëria, që dikur perceptohej si një “njollë e errët” në hartën e Europës, sot është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për të rinjtë spanjollë.
Kreu i qeverisë nënvizoi gjithashtu se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Spanjës nuk kanë qenë kurrë më të mira se sa aktualisht.



