Qeveria shqiptare ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme në mbledhjen e 17 prillit, që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, nga emergjencat kombëtare te pronat dhe trashëgimia kulturore. Një nga vendimet kryesore lidhet me garantimin e komunikimeve elektronike në situata të jashtëzakonshme, duke synuar që shërbimet të mos ndërpriten edhe në raste krizash apo fatkeqësish.

Në fokus të mbledhjes ishte edhe mjedisi dhe trashëgimia kulturore, ku u miratua Programi Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve, si dhe u shpallën pasuri kulturore disa zona të rëndësishme si Parku Arkeologjik i Bylisit, Klosit, Orikumit dhe zona arkeologjike e Bushatit. Po ashtu, një pjesë e qytetit të Delvinës u shpall “Ansambël arkitektonik urban”, duke i dhënë mbrojtje të veçantë historike dhe kulturore.

Ndërkohë, qeveria ka hapur garën për 61 poste drejtuese edhe për kandidatë jashtë administratës, ka vendosur krijimin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit dhe ka miratuar disa vendime për shpronësime në projekte infrastrukturore si rrugët paralele në Kashar, tuneli i Llogarasë dhe terrene sportive në Tiranë. Një tjetër vendim i rëndësishëm lidhet me raportimin e detyrueshëm të transaksioneve të pronave mbi 6 milionë lekë, në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu