Një aksident është shënuar në zonën e njohur si “Folesha” në Gjirokastër, ku një mjet i bashkisë ka dalë jashtë kontrollit, duke përplasur disa automjete. Mjeti po transportonte rërë për punime në rrugë në momentin e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt në sistemin e frenimit, çka ka bërë që drejtuesi të mos arrijë të ndalojë në kohë. Fillimisht mjeti ka goditur disa makina të parkuara dhe më pas një automjet tip “Benz” që po hynte në kthesë.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu