
Një aksident i rëndë është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën dy persona, mes tyre një nga drejtuesit e mjeteve.
View this post on Instagram
Viktimat janë shtetasi N. P., 61 vjeç, drejtues i njërit prej automjeteve, si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç, i cili dyshohet të jetë babai i drejtuesit të mjetit tjetër. Ndërkohë, drejtuesi tjetër, D. P., 30 vjeç, së bashku me katër pasagjerë, kanë mbetur të plagosur.
Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



