
Media italiane kanë raportuar për një marrëveshje të re mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni për menaxhimin e emigrantëve. Sipas “Il Giornale”, marrëveshja parashikon rritjen e numrit të emigrantëve në kampet e Gjadrit dhe Shëngjinit.
Ky zhvillim lidhet me pritshmëritë për rritje të fluksit migrator gjatë verës dhe përkeqësimin e situatës në Lindjen e Mesme. Qeveria italiane synon të forcojë kontrollin kufitar dhe të reduktojë zbarkimet në territorin e saj.
Marrëveshja me Shqipërinë shihet si një element kyç në strategjinë italiane për emigracionin, ndërsa opozita italiane ka reaguar me kritika ndaj kësaj qasjeje.



