Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancë plenare shkarkimet dhe emërimet e reja në kabinetin qeveritar, pas dekreteve të Presidentit të Republikës. Gjatë diskutimit në Kuvend, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla sqaroi përse u futën në rendin e ditës duke e ndryshuar atë.

“Në frymën e Kushtetutës që shqyrtimi i dekreteve hyn menjëherë në seancë, më lejoni që në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste t’i falënderoj ministrat anëtarët e Këshillit të Ministrave të cilët largohen nga qeveria për punën e tyre të mirë dhe po ashtu t’i uroj suksese kolegëve të cilët hyjnë në qeveri ose ndryshojnë pozicionet në qeveri. Suksese, punë të mbarë për Shqipërinë 2030”, deklaroi Balla.

Parlamenti miratoi me 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë:

  • Shkarkimi i Elisa Spiropalit u votua me 83 vota pro dhe 2 kundër, ku një nga votat kundër ishte ajo e deputetes së PD-së Jozefina Topalli.
  • Shkarkimi i Pirro Vengut nga ministër i Mbrojtjes mori 81 vota pro.
  • Shkarkimi i Albana Koçiut u miratua me 83 vota pro.
  • Po me 83 vota pro u votua edhe shkarkimi i Besfort Lamallarit nga posti i ministrit të Drejtësisë.
  • Ndërsa shkarkimi i Toni Gogut nga ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin mori 82 vota pro.

Kuvendi miratoi gjithashtu edhe emërimet e reja në qeveri:

  • Albana Koçiu, zëvendëskryeministre – 83 pro, 3 kundër
  • Ferit Hoxha, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – 83 pro, 4 kundër
  • Besfort Lamallari, ministër i Punëve të Brendshme – 83 pro, 4 kundër
  • Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes – 83 pro, 6 kundër
  • Toni Gogu, ministër i Drejtësisë – 83 pro, 5 kundër
  • Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – 83 pro, 6 kundër
  • Erjona Ismaili, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – 82 pro, 4 kundër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu