Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi në Kuvend ndaj deklaratave të ish-ministres Elisa Spiropali, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe akuza politike ndaj saj.

Gjatë fjalës së tij në seancë, Berisha tha se Spiropali është “viktima më e parëndësishme dhe më e merituara”, ndërsa shtoi se situata e saj politike nuk lidhet me të, por me veprimet e saj.

“Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, ti vije këtu si nuse e veshur me të bardha. Nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se Spiropali kishte menduar se do të merrte një rol më të lartë politik pas largimit të figurave të tjera nga qeveria, por sipas tij kjo nuk ndodhi.

Debati mes palëve u zhvillua në një klimë të tensionuar politike në sallën e Kuvendit, ku përplasjet verbale mes opozitës dhe shumicës janë bërë të shpeshta gjatë seancave plenare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu