
Në Tiranë është zhvilluar sot promovimi i librit më të ri të kryeministrit Edi Rama, me titull “Në sofrën e hënës”.
Aktiviteti ka mbledhur dashamirës të letërsisë, figura të politikës, si dhe personalitete të njohura nga bota e televizionit, artit dhe kulturës.
Libri i ri i kreut të qeverisë pritet me interes nga lexuesit dhe përbën një tjetër projekt letrar të Ramës, i cili prej vitesh ka qenë aktiv edhe në fushën e artit dhe botimeve.
Gjatë aktivitetit u prezantuan edhe disa pamje nga promovimi, ndërsa të pranishmit patën mundësinë të njihen më nga afër me librin dhe idetë që ai trajton.
Promovimi i “Në sofrën e hënës” vjen në një moment kur Rama vijon të kombinojë aktivitetin politik me atë artistik dhe letrar.






