Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ka “shumë shenja” që lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, “nuk është më”, pas sulmeve të përbashkëta të SHBA dhe Izraelit ndaj objektivave në Iran.

Ai nuk konfirmoi në mënyrë të drejtpërdrejtë vdekjen e Khameneit, por tha se kompleksi i tij ishte shkatërruar dhe se komandantë të Gardës Revolucionare dhe zyrtarë të lartë bërthamorë janë vrarë.

Netanyahu u bëri thirrje qytetarëve iranianë të “dalin në rrugë dhe ta përfundojnë punën”.

SHBA: Asnjë viktimë amerikane

Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) njoftoi se nuk ka raportime për viktima apo të plagosur në radhët e forcave amerikane. Sipas deklaratës, forcat amerikane goditën objektiva të Gardës Revolucionare, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe baza raketore, ndërsa më pas u mbrojtën nga “qindra” sulme iraniane me raketa dhe dronë.

201 të vrarë në Iran

Mediat iraniane, duke cituar Gjysmëhënën e Kuqe, raportojnë për 201 të vrarë dhe 747 të plagosur në 24 provinca të vendit. Në disa qytete janë raportuar panik dhe largime masive të banorëve.

Reagime ndërkombëtare

Ministrat e Jashtëm të BE do të mblidhen në një takim emergjent.

Bazat ushtarake në rajon, përfshirë ato në Greqi dhe Gjirin Persik, kanë rritur nivelin e sigurisë.

Hapësira ajrore në disa vende të Lindjes së Mesme është mbyllur, ndërsa shumë linja ajrore kanë anuluar fluturimet.

Situata mbetet e paqartë, ndërsa nuk ka ende një reagim publik nga vetë Khamenei.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu