
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se po ndjek me vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe që prej mëngjesit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare.
📌 Apel për shtetasit shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe:
- Të tregojnë kujdes maksimal
- Të shmangin daljet e panevojshme
- Të ndjekin udhëzimet e sigurisë nga autoritetet lokale
✈️ Hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe e vendeve të tjera të Gjirit, është mbyllur përkohësisht në kuadër të masave të sigurisë për interceptimin e sulmeve.
🇦🇱 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi është në dispozicion të qytetarëve shqiptarë për çdo informacion, nevojë apo emergjencë.
📞 Numri i emergjencës: +971 50 980 7881
Autoritetet shqiptare vijojnë monitorimin e situatës dhe do të përditësojnë qytetarët në varësi të zhvillimeve.






