Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e sotme të opozitës në kryeqytet.

Në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare, ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin zonat ku do të zhvillohet demonstrata, të kenë një plan emergjence dhe të jenë vigjilentë në hapësirat publike, duke kufizuar shpërqendrimet si përdorimi i telefonave apo kufjeve.

Sipas ambasadës, protestat dhe tubimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, por situata mund të ndryshojë shpejt dhe të bëhet e paparashikueshme.

Protesta pritet të nisë sot në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin midis Sheshit “Skënderbej” dhe Sheshit “Nënë Tereza”, pranë Kryeministrisë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të Tiranës. Autoritetet paralajmërojnë prani të shtuar të forcave të rendit, mbyllje të përkohshme rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në disa akse kryesore të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu