
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me Ivanka Trump. Takimi është mbajtur nën masa të shtuara sigurie, ndërsa detajet e plota të axhendës nuk janë bërë ende publike.
Sipas informacioneve, Rama dhe Ivanka Trump kanë qenë pjesë e një darke pune, ku kanë marrë pjesë edhe mbi 50 arkitektë nga vende të ndryshme të botës, pjesë e një grupi të zgjeruar pune të angazhuar në projekte dhe investime që pritet të zhvillohen në Shqipëri. Në darkë miqtë nga SHBA janë pritur me iso labe.

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur në Vlorë paraditen e kësaj të mërkure së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner. Burime bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve ka qenë projekti i investimit në ishullin e Sazanit, si dhe iniciativa të tjera të mundshme zhvillimi.
View this post on Instagram
Sipas Euronews Albania, mësohet se para darkës është takuar kokë më kokë me vajzën e presidentit amerikan dhe më pas janë larguar drejt darkës me automjetin e kryeministrit.
Ndërkohë bashkëshorti Jared Kushner i cili raportohet të ketë qenë në mëngjes në Vlorë tashmë është rrugës për Moskë për detyra të administratës Trump dhe krizës në Ukrainë.






