Foto ilustruese

Vetëm pak ditë pas aksidentit tragjik me fadromë në Palasë, një tjetër ngjarje e rëndë në vendin e punës është regjistruar këtë të martë në kryeqytet.

Një punonjës 58-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, si pasojë e rrëzimit të një betoniere gjatë punës. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në ambientet e një subjekti ndërtimi, ku mjeti i rëndë është përmbysur, duke shkaktuar dëmtime fatale për punonjësin.

Në lidhje me ngjarjen, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë arrestuar drejtuesin e mjetit të punës, shtetasin E. L., 36 vjeç.

“Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se, si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit të punës (betoniere) që drejtonte, është dëmtuar punonjësi në të njëjtin subjekt, shtetasi R. R., 58 vjeç, i cili për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën”, njofton Policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore, ndërsa ngjarja rikthen në vëmendje problematikat serioze të sigurisë në kantierët e ndërtimit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu