
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar rreth orës 22:00 në qytetin e Laçit, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacionit paraprak, automjeti me drejtues shtetasin A. Z. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi G. Xh. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.
Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç. Të dy ndodhen në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi A. Z., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



