Holanda fitoi 2-1 përballë Turqisë në një duel dramatik, të bukur dhe tepër të luftuar në “Olympiastadion” të Berlinit, duke siguruar rikthimin në gjysmëfinalet e një Europiani pas 24 vitesh.

Samet Akaydin realizoi me kokë dhe i dhuroi turqve të Montellës avantazhin në fraksionin e parë të takimit, por djemtë e Ronald Koeman përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

yacht hotel sarande

Falë golave të realizuar nga Stefan De Vrij dhe Cody Gakpo. Turqia nuk u dorëzua dhe iu afrua barazimit, por pa sukses. Në fund festë holandeze në kryeqytetin gjerman.

Holanda do të gjejë përballë Anglinë në gjysmëfinalen e 10 korrikut në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Spanjë-Francë është gjysmëfinalja tjetër (9 korrik)./Supersport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu