Këngëtari i njohur kosovar Blerim Muharremi – Blero duket se nuk heq dorë nga kostumi i dhëndrit. Sonte (e hënë), ai ka kurorëzuar martesën e tij të tretë në moshën 47 vjeçare,  duke i thënë sërish “po” dashurisë – kësaj here krah partneres së tij, Eronita.

Video nga dasma e tretë

Ceremonia në një nga restorantet luksoze të Prishtinës, por mjaftueshëm festive sa për të mos kaluar pa u vënë re. Të ftuar janë miq të afërt, familjarë dhe kolegë artistë, të cilët po e shoqërojnë Bleron në këtë kapitull të ri… sërish.

I treti është me fat?

Për Bleron, kjo është martesa e tretë, duke e kthyer atë në një nga artistët më “këmbëngulës” të showbiz-it sa i përket jetës sentimentale.

Martesa e parë ishte me aktoren Teuta Krasniqi (motra e Memli Krasniqit), me të cilën ka një vajzë, Tarën

Dasma e parë me Teuta Krasniqin

 

Martesa e dytë me blogeren Afrona Dika, e cila po ashtu përfundoi me ndarje

Dasma e dytë me Afrona Dikën

 

Dhe tani… martesa e tretë, me shpresën që kjo të jetë “finalja e madhe

Blero me gruan e tretë në dasmën e fundit

Dasmë + bebush në horizont

Sipas raportimeve, çifti pritet të bëhet prindër, çka e bën këtë dasmë edhe më të veçantë. Pra, jo vetëm martesë, por edhe një rol i ri që po vjen: ai i babait, sërish.

Blero me gruan e parë dhe vajzën

Në rrjetet sociale, lajmi po komentohet gjerësisht, ndërsa fansat mes urimeve dhe shakave pyesin:
👉 “A është kjo e fundit?”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu