Sa herë që ndodh një vetëvrasje e bujshme, dhjetëra të tilla e pasojnë atë në një hark të shkurtër kohor. Pas vetëflijimit me fostoksinë të një moshuari që humbi shtëpinë për shkak të borxhit në bankë, tre raste të njëpasnjëshme ndodhën një Korçë brenda 24 orësh.

Njihet si efekti “Verter”. Pas botimit të romanit të njohur të Gëtes, “Vuajtjet e djaloshit Verter” pati një shtim vetëvrasjesh. Për këtë arsye në disa vende europiane libri u ndalua.

yacht hotel sarande

Studimet tregojnë se si lajmet ashtu dhe filmat me vetëvrasje mund të shtojnë këtë fenomen. Kujtojmë rastin e Marylin Monroe.

Ka disa kufij që media duhet t’i respektojë në raportimin e të tilla temave dhe që sot, në Shqipëri po shkelen rëndë për shkak të garës për klikime.

Të tilla raportime në 99% të rasteve janë vetëm për tituj dhe sensacion. Dëshira e njerëzve për t’u marrë me thashetheme dhe katarsisi që përjetojnë nga fatkeqësia e tjetrit i bën këto lajme të klikueshme.

Por nëse një vetëvrasje do të ishte temë ka disa rregulla që duhen respektuar për të shmangur inkurajimin e të tjerëve t’i japin fund jetës si personazhet e lajmit të fundit. Mesazhi që duhet përcjellë është të forcohet shpresa se kjo nuk është as zgjedhja dhe as zgjidhja e fundit.

Ndërsa në botë ekzistojnë me qindra mijëra studime se si vetëvrasjet e personaliteteve të famshme kanë shtuar numrin e vetëvrasjeve, të mbështetura në statistika, në Shqipëri mjafton t’u hedhësh një sy komunikatave policore e te vëresh se gjithnjë, një vetëvrasje pasohet nga të tjera.

Pak vite më parë shembulli më i mirë ishte Top Media ndër të rrallat media në Shqipëri ku vetëvrasjet nuk raportoheshin sa herë i publikonte policia.

Mediat e tjera duhet të ndiqnin në fakt shembullin e më të mirit, por për shkak të efektit “clickbait” ndodhi e kundërta.

Gazetari sot në botë udhëhiqet nga disa udhëzime për raportimet e vetëvrasjeve që  janë hartuar nga OBSH dhe shumë organizma prestigjioze.

Për shembull, lajmet që edukojnë lexuesin/shikuesin mbi faktorët e rrezikut, shenjat paralajmëruese, dhe përballimi me dëshirën për vetëvrasje ëshë provuar se ulin mendimet vetëvrasëse dhe rrisin njohuritë për parandalimin.

Ky njihet si efekti “Papageno”, që e ka marrë emrin nga një personazh i operës së Moxartit, Flauti Magjik. Papageno mendonte se e vetmja mundësi për t’i dhënë fundit mundimeve të dashurisë ishte vetëflijimi, dhe tre personazhe i tregojnë atij si t’i zgjidhë problemet.

Sot angazhimin më të madh e kanë personalitete të njohura që dalin e flasin hapur për problemet e tyre duke treguar mënyrat sesi i kanë kapërcyer.

Një ndër udhëzimet është dhe shmangia e detajeve se si ka ndodhur akti i vetëvrasjes.

Një tjetër është pikërisht ajo që po ndodh tek ne orët e fundit por një “refren” i përhershëm në media, të vihet në dukje shpeshtia e vetëvrasjeve, pasi ta bësh fenomenin të duket si i zakonshëm nxit më shumë mendime të tilla.

Këto udhëzime japin këshilla edhe për komentet në rrjete sociale që duhen vëzhguar dhe hequr kur bëhen tepër sensitive.

Me informacionet që publikohen duhen vënë edhe të dhëna apo mundësi për ata që vuajnë me problemet e depresionit dhe kanë mendime vetëvrasjeje, pra çdo lajm për vetëvrasjen nuk këshillohet të publikohet si i tillë por me të gjitha këto udhëzime.

Media dhe rrjetet sociale mund të shdërrohen në një “armë” të fortë kundër këtij fenomeni duke edukuar publikun dhe duke dhënë njohuritë e duhura, por asnjëherë lajm i thatë, gjë që nxit atë që në “newsroom-et” anembanë botës njihet si “vetëvrasjet imituese” e që po e shohim të ndodhë orët e fundit në Shqipëri dhe fatkeqësisht jo për herë të parë. /Mespec.al

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu