Taylor Swift njihet jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për dashurinë e jashtëzakonshme ndaj maceve. Këngëtarja amerikane ka treguar shpesh se macet janë pjesë thelbësore e jetës së saj, aq sa vendimet e rëndësishme profesionale shpesh lidhen me to. Një nga historitë më të veçanta është adop­timi i Benjamin Button, macja e saj e tretë, të cilin Swift e takoi për herë të parë në vitin 2019 gjatë xhirimeve të klipit “ME!”.

Gjatë xhirimeve, Taylor u dashurua menjëherë me kote­lin blu me sy të mëdhenj dhe e mori në krahë pa e lëshuar më. Ajo vendosi ta merrte në shtëpi dhe ta adoptonte, duke e bërë pjesë të familjes së saj së bashku me Olivia Benson dhe Meredith Grey.

Në intervista për mediat ndërkombëtare, Swift ka treguar se macet kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën dhe karrierën e saj. “Janë influenca më e rëndësishme në jetën time”, tha ajo për revistën TIME. Sipas saj, macet e tregojnë veten si krijesa të pavarura, të mençura dhe me karakter të fortë — cilësi që ajo i admiron te çdo kafshë që mban.

Dashuria e saj për macet shkoi aq larg, saqë vendimi për të marrë pjesë në filmin “Cats” (2019) lidhej pikërisht me këtë pasion. “E dua aq shumë këtë botë, sa kur më erdhi mundësia, mendova se ishte fati im ta bëja për vajzat e mia,” ka rrëfyer ajo në një intervistë për Elle.

Benjamini, i adoptuar nga një set xhirimi, është sot një nga macet më të famshme në botë, duke u shfaqur në video muzikore, fushata reklamuese dhe postime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat e Swift e adhurojnë po aq sa këngëtaren.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu