Kryetari i Nënkomitetit për Evropën në SHBA, Keith Self, në fjalën e tij në seancën dëgjimore mbi stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, foli edhe për Shqipërinë dhe përpjekjet për ndërtimin e një gjyqësori të pavarur.

Në fjalën e tij ai tha se SHBA e ka mbështetur prej kohësh Shqipërinë në këtë drejtim dhe tashmë ka ardhur koha të rishikohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe nëse po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar.

“Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë që numri i dosjeve të prapambetura në vend është zgjeruar nga afërsisht 16 mijë në fillim të reformës në rreth 200 mijë sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar”, tha Self, i cili shtoi se vonesat dëmtojnë sundimin e ligjit dhe besimin e publikut./ tvKlan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu