
Formula e PD-së parashikonte, që opozita të propozojë gjashtë kandidatura, tre të zgjidheshin nga PS dhe një të votohej në seancë plenare
Gazetarja Klesiana Omeri bën me dije për Klan News se Partia Socialiste ka konfirmuar se nuk do ta pranojë formulën e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Formula e PD-së parashikonte, që opozita të propozojë gjashtë kandidatura, tre të zgjidheshin nga PS dhe një të votohej në seancë plenare.
Sipas PS-së, të gjithë emrat që kanë mbledhur firmat e nevojshme do të shkojnë për votim në seancë plenare. Votimi për zgjedhjen e Avokatit te Popullit pritet të bëhet në datë 11 dhjetor.
Kandidatët që kanë dorëzuar firmat në Kuvend për t’u kaluar në seancë plenare për votim për Avokat Popullit:
Aranita Brahaj
Besim Ndregjonaj
Jola Hysaj
Tartar Bazaj
Ardiana Kalaja
Endri Shabani
/tvklan.al







