Gazetari Fatos Mahmutaj, i plagosur rëndë më 21 janar 2011 kur protestuesit u qëlluan përpara Kryeministrisë gjatë kohës kur Sali Berisha ishte kryeministër, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Ora e Fundit”, duke paralajmëruar Ervin Salianjin për rrezikun e të sfiduarit të ish-kryeministrit.

Mahmutaj, i cili vetë mori plumb në atë ditë tragjike ku mbetën të vrarë katër protestues, tha se çdo figurë që ka tentuar t’i dalë kundër Berishës ka pasur fat të rëndë.

“Shpresoj që Salianji të mos ketë fatin e tyre që janë përpjekur t’i bëjë rivalitet Sali Berishës. Sepse të gjithë kanë vdekur. Duke e parë nga jashtë PD, do thoja që Salianji duket më i pjekur politikisht se Berisha sepse po mbledh emra që kanë mbledhur më shumë në zgjedhjet e fundit. Por kuptohet që Berisha me klanin e vet nuk i shikonte se figura që mund t’i kishte nën kontroll. Me thoni një emër përveç Lulzim Bashës, që kanë tentuar ta rivalizojnë Berishën dhe janë gjallë”, tha ai

Deklaratat e tij kanë krijuar debat, për shkak të aludimeve të forta dhe lidhjes që ai bëri mes përballjes me Berishën dhe fatit tragjik të disa figurave që dikur e sfiduan.

Në fakt është e rëndë të thuash se pas humbjes së ish-bashkëshortit Ilir Shqina, një tjetër burrë që ka ndarë jetën me të mund të ketë fat tragjik siç aludon gazetari. Kujtojmë se në media është përfolur se edhe në momentin që e vranë, bankieri Artan Santo ishte i lidhur me Grida Dumën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu