
Berisha paralajmëroi se do të publikojë “dokumente dhe prova” për atë që e quajti “skandal ndërkombëtar” të kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku.
“Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë kryer dje një akt të paprecedent, një skandal të madh ndërkombëtar. Po përgatis dokumentet dhe do t’i paraqes para shqiptarëve,” tha Berisha, duke njoftuar se do të dalë sërish para mediave në orën 12:30.
Ai shtoi se në të gjitha dosjet ndaj tij, vendimet gjyqësore kanë qenë politike:
“Në të gjitha hetimet dhe gjykimet për mua, gjykatat kanë dhënë vendime politike. Por kush ia bën, ia bën vetes.”
Deklarata e Berishës është e radhës në përplasjen e tij të vazhdueshme me SPAK, institucion që ai e akuzon për “kapje politike”, ndërsa vijon të jetë subjekt i disa dosjeve penale.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha Berisha përsëriti akuzat e tij të vjetra ndaj Arben Krajës, duke deklaruar se ai “ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit” dhe se kjo, sipas tij, është e faktuar.
“Uroj që kreu i ri i SPAK të mos jetë i kapur! Arben Kraja ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Këtë e kam faktuar me dokumente, nuk është anatemim,” tha Berisha, duke shtuar se “asnjë nga pretendimet e mia për Krajën apo Altin Troplinin nuk është e pavërtetë”.







