I kthyer në një traditë të përvitshme, Panairi i Librit 2025 vlerësoi autorët dhe përkthyesit që kanë spikatur për kontributet e tyre në letërsinë shqipe dhe atë të përkthyer.

Juria ndau pesë çmime kryesore, duke nderuar vepra që sollën qasje origjinale, mendim të thelluar dhe mjeshtëri të veçantë gjuhësore.

Çmimi “Autori më i mirë i vitit” i shkoi shkrimtarit Artan Fuga për romanin Ndëshkimi i dytë i Evës. Romani u veçua për strukturën mbresëlënëse që bashkon mitin e zanafillës me dramën familjare e urbane, si edhe me sfidat teknologjike të sotme.

Çmimi “Përkthyesi më i mirë i vitit” u fitua nga Virgjil Muçi për përkthimin romanit “Xhejmsi” të Percival Everett. Përkthimi u vlerësua për pasurinë gjuhësore, aftësinë për të sjellë dy regjistrat e veçantë të veprës dhe ruajtjen e kompleksitetit e ngjyrimeve të tekstit origjinal.

Çmimi për përkthimin më të mirë letrar nga frëngjishtja në shqip u akordua përkthyesit Urim Nerguti për sjelljen në shqip të romanit Hyrija të Kamel Daoud.

Pas një mungese një vjeçare për shkak të mosprurjeve të reja u rikthye Çmimi “Autori i librit më të mirë për fëmijë” i cili iu dha shkrimtares Valbona Banka për romanin “Aria, në dorën time”.

Ndërsa Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor” iu akordua studiuesit Ali Xhiku për veprën Faqeve të historiografisë shqiptare. /vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu