
Ashtu si shokët e tij, një nga katër grabitësit që kryen vjedhjen spektakolare të muzeut të Luvrit në Paris të dielën, thyen dhe grabit njërën nga vitrinat ku ekspozoheshin objektet historike, pa u shqetësuar nga vizitorët e shumtë dhe stafi i sigurisë së muzeut, shihet i veshur si punëtor ndërtimi për të mos tërhequr vëmendje.
Ata grabitën 9 nga 23 bizhuteritë e koleksionit të perëndoreshës Euzheni, bashkëshortes së Napoleonit të Tretë, përfshirë edhe kurorën e saj perandorake, të gjitha të shekullit të 19-të.
Për trashëgiminë historike të Francës dhe Europës, ato kanë vlera që nuk llogariten me para, ndaj dhe ngjarja, e kryer për 7 minuta, ka shokuar opinionin publik francez e më gjerë.
Për shtypin francez, kjo ishte vjedhja e shekullit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e autorëve dhe vënien përpara drejtësisë. Sipas ekspertëve, gjetja e objekteve të vjedhura është shumë e vështirë, por jo e pamundur.
Në fillim të këtij viti, drejtuesit e muzeut më të famshëm të botës i dorëzuan presidentit Macron një plan rreth 800 milionë euro për restaurimin e muzeut, ku theksohej nevoja për rritjen e masave të sigurisë. Deri ditën e vjedhjes, shefi i Elizesë nuk kishte kthyer përgjigje./ Klan