
Keniani Benard Kiprotich Too u shpall fitues i Maratonës për meshkuj me kohën 2 orë 21 minuta e 35 sekonda, i ndjekur nga bashkatdhetarët Derrick Chege Njoroge dhe Shedrack Kiptoo Kimaiyo.
Paraqitje shumë të mirë bënë edhe atletët shqiptarë Ilir Kellezi dhe Altin Vorpsi, që mbyllën garën respektivisht në vendin e 8-të dhe të 9-të.
Edhe për femra në disiplinën e 42 kilometrave dominuan sportistet nga Kenia. Chelangat Sang u shpall fituese me kohën 2 orë 39 minuta dhe 21 sekonda, e ndjekur nga Rose Jepchumba dhe Lina Jepkemoi. Blerina Bregu u rendit e 4-ta.
Në gjysmë maratonën e 21 kilometrave ishin, po ashtu, sportistët nga Kenia që triumfuan./Tema