Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun një projekt të ri për qendrën e vizitorëve të Butrintit, të dizajnuar nga arkitekti i njohur japonez, Kengo Kuma. Projekti realizohet nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe synon të transformojë menaxhimin e Parkut Arkeologjik të Butrintit nga një sfidë në një shembull rrezatues për institucionet e kulturës në vend.

Rama theksoi se projekti është një hap drejt promovimit global të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe shpreh krenarinë për realizimin e tij: “Me këtë prezantim sot mund të jemi vërtetë krenar. Nuk është e lehtë, është një prekje japoneze që kërkon cilësi dhe përsosmëri. Besoj se mund të shndërrohet në një prej qendrave më të mira, në mos më e mira, për vizitorët në botë.”

Sipas Kryeministrit, tashmë është radha e Martinit dhe Aleksandrit që ta ndërtojnë projektin, duke e bërë Butrintin një destinacion strategjik dhe shembullor për turizmin dhe kulturën shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu