
Fondacioni “Mane Foundation” ka vijuar nismën e tij për të mbështetur personat me vështirësi në lëvizje në të gjithë Shqipërinë. Pas Tiranës, ndalesa e radhës ishte qyteti i Vlorës, ku u dhuruan 200 karroca me rrota për persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë nga zona, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe krijimin e një jete më dinjitoze për ta.
Në aktivitetin e zhvilluar në Vlorë, përfaqësuesit e fondacionit theksuan se kjo nismë do të vazhdojë në çdo qytet të vendit, derisa çdo person në Shqipëri që ka nevojë për karrocë me rrota të ketë akses në të.
“Me zemër dhe vepra për komunitetin” është motoja që udhëheq “Mane Foundation” në këtë fushatë solidariteti, që po sjell mbështetje konkrete për qindra familje në nevojë.







