DCIM100MEDIADJI_0052.JPG

Televizioni publik gjerman ARD ka publikuar një kronikë denoncuese për gjendjen alarmante të lumit Vjosa, vetëm disa muaj pas shpalljes së tij si Parku i Parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë. Kronika, e transmetuar në edicionin e lajmeve Tagesschau, thekson se Vjosa është në rrezik serioz nga ndotja me naftë, një rrezik ky i shkaktuar nga një kompani shtetërore.

Sipas raportimit të gazetarëve gjermanë, ndotja e lumit me naftë dhe nënprodukte të saj është një problem i vazhdueshëm dhe shkaktari kryesor është kompania shtetërore Albpetrol. Ekspertët mjedisorë, të cituar në kronikë, pohojnë se pompat e përdorura nga kompania janë të vjetruara dhe situata është katastrofike. Ata theksojnë se përpjekjet për pastrim janë të pamjaftueshme, duke lënë mbetjet e naftës të rrjedhin lirshëm në ujërat e lumit.

Në raportim, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, pranon sfidën, por arsyetohet me faktin se zgjidhja është një proces “i gjatë dhe i shtrenjtë”. Ky reagim, i cili nuk jep një plan konkret veprimi, rrit shqetësimin edhe i ka jep jehonë kritikave për papërgjegjshmërinë e autoriteteve.

Përveç ndotjes, kronika ngre një tjetër problem serioz: aktivizimi i një hidrocentrali dhe një dige të vjetër në fund të lumit. Ky zhvillim bie ndesh drejtpërdrejt me premtimin se Vjosa do të mbrohej si një park kombëtar, i lirë nga ndërtimet e tilla. Ky rrezik, së bashku me ndotjen, dëmton seriozisht ekosistemin e lumit, i cili është habitat për shumë kafshë dhe shpendë të rrezikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu