Presidenti amerikan Donald Trump u kap mat me një gafë gjuhësore teksa fliste për marrëveshjen e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Për Aberbaijan – ishte një konflikt i madh që zgjati 34, 35 vjet, er Shqipëria, dua të them… dhe unë i njoha drejtuesit e tyre përmes tregtisë. I pyeta: ‘Pse po luftoni?’” – tha Trump gjatë intervistës në The Mark Levin Show, duke shtuar se ai kishte ndërmjetësuar fundin e “shtatë luftrave”.

Marrëveshja e paqes u arrit më 8 gusht në Shtëpinë e Bardhë, pas disa muajsh negociata. Ajo përfshin shpalljen e përbashkët të paqes, shpërbërjen e Grupit të Minskut të OSBE-së dhe një dispozitë që i jep SHBA-së të drejta ekskluzive për zhvillimin e një korridori tranziti mes enklavës së Nakhçivanit dhe Azerbajxhanit, të cilin Trump e quajti “Rruga Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar”.

Në rrjete sociale, kundërshtarët e Trump e ironizuan gafën duke e quajtur “Dementia Don”, duke kujtuar se ai vetë ka kritikuar shpesh ish-presidentin Joe Biden për probleme të ngjashme.

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni-Karabakut zgjati që prej viteve 1980 dhe solli dhjetëra mijëra viktima e qindra mijëra refugjatë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu