Sonte, mes orës 20:15 dhe 22:15, në disa fshatra të Vlorës janë shfaqur një numër i konsiderueshëm vatrash zjarri.

Sipas informacioneve zyrtare, falë ndërhyrjes së shpejtë të emergjencave civile, vatra e zjarrit në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht, duke shmangur rrezikun për banesat dhe zonat e banuara.

Ndërkohë, 3 vatra në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe 2 të tjera në fshatin Vajzë, të shfaqura gjatë orës së fundit, vijojnë të jenë aktive. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse vendore dhe efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë për krijimin e perimetrave të sigurisë.

Autoritetet dyshojnë se zjarret janë të qëllimshme dhe të organizuara. Tipologjia dhe shpërndarja e tyre në të njëjtën kohë, në orët e natës, kur ndërhyrja nga ajri është e pamundur, shtojnë dyshimet për veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal në këtë zonë.

Forcat operacionale do të qëndrojnë në gatishmëri gjatë gjithë natës, për të mbrojtur banesat dhe pronat e qytetarëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu