
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot lajmin për një zbulim të rëndësishëm arkeologjik në qarkun e Shkodrës. Në Bushat, gërmimet shqiptaro–polake kanë nxjerrë në dritë gjurmë të një qyteti antik ilir që i përket shekullit IV para erës sonë.
Rama theksoi se falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik, i cili do të mundësojë administrimin dhe ruajtjen e kësaj pasurie me vlerë të veçantë kulturore. Ky sit pritet të kthehet në një atraksion të rëndësishëm studimor e turistik për Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë.