Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 14 të qytetit të Durrësit, ku një konflikt i çastit mes dy shtetasve ka degjeneruar në dhunë të rëndë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, një 25-vjeçar, i identifikuar me inicialet K. D., banues në Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin G. M., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar. Ky i fundit u arrestua në flagrancë dhe ndodhet aktualisht në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

I plagosuri fillimisht mori ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, por për shkak të dëmtimeve të marra është transportuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku po trajtohet nën kujdes të specializuar mjekësor.

Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti ka nisur për motive të dobëta. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu