
Uragani Erin është fuqizuar me shpejtësi të jashtëzakonshme duke u bërë një stuhi e kategorisë 5, me erëra mbi 255 km/h. Brenda vetëm 24 orësh ai ka kaluar nga një stuhi tropikale në uragan të fuqisë maksimale, duke hyrë në historinë e Atlantikut si një nga rastet më të rralla të intensifikimit kaq të shpejtë.
Meteorologët shpjegojnë se ky fenomen është i pazakontë sepse zakonisht stuhitë kanë nevojë për ditë të tëra që të arrijnë një forcë të tillë. Erin përfitoi nga temperaturat shumë të larta të oqeanit, mungesa e erërave përçarëse në atmosferë dhe struktura e tij e vogël, që e ndihmuan të fuqizohej si “bombë meteorologjike”.
Ekspertët paralajmërojnë se një stuhi e këtij niveli përbën rrezik katastrofik për çdo zonë që mund të gjendet në trajektoren e saj. Erin është ndër uraganët më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë në gusht, përpara pikut sezonal të shtatorit.