Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Sukthi, pasi tentoi të vriste komshiun e tij duke e goditur me automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ngjarja ndodhi në fshatin Perlat, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe komshiut të tij, shtetasit L. D., 40 vjeç. Ky i fundit u godit me automjet dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr trajtim mjekësor.

Gjatë kontrollit, 32-vjeçari rezultoi se drejtonte makinën nën efektin e alkoolit, me një nivel prej 0.92 mg/l. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu