
Në aksin rrugor Muriqan–Shkodër, një 34-vjeçar, i identifikuar si E. P., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një grua rreth 30 vjeçe, E. I., për motive ende të paqarta, por që dyshohet të jenë të dobëta.
E plagosura ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon kontrollet për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.