
Një ngjarje dramatike ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det pas ndalimit të një automjeti tip “Porsche” Panamera nga policia.
Gjatë tentativës për të ndaluar automjetin ku ndodheshin tre persona, njëri prej tyre u largua me vrap dhe u hodh në det, duke tentuar të shmangë kontrollin policor. I dyshuari mbante një çantë rreth qafës. Dy të tjerët u ndaluan dhe u shoqëruan nga forcat “Shqiponja”.
Dhjetra efektivë policorë ishin të pranishëm në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari po notonte në det. Policia ishte në pritje të skafit të forcave kufitare për të ndaluar të dyshuarin, i cili dyshohet se hodhi në det një send të paligjshëm gjatë arratisjes.
Mësohet se personi u kap nga policia kufitare e Sarandës, e cila arriti në vendngjarje me skaf dhe bëri të mundur ndalimin e tij në det./Syri