Kryeministri Edi Rama zhvillon sot, 11 korrik, në Durrës një mbledhje me kryetarët e të gjitha bashkive.

Në fjalën e tij në nisje të këtij takimi, Rama shprehet se qeveria vjen pas një fitoreje historike me 83 mandate, gjë e cila ngarkon me një barë më të madhe.

“Pushteti vendor, por edhe më shumë se kaq me ecurinë e përgjithshme për të realizuar objektivin madhor anëtarësimin në BE ku siç do ta shpjegojë në mënyrë të detajuar ministrja pushteti vendor ka një rol të posaçëm. Jemi këtu edhe sepse jo shumë kohë më parë kemi marrë 83 mandate, një rekord historik për një forcë politike që na ngarkojnë me një barë shumë më të madhe se sa ajo që kemi pasur pasi janë një kredi besimi të madh dhe nga ana tjetër janë edhe një test i jashtëzakonshëm i karakterit tonë.

Para se të fillojmë me pikat e temave të ditës së sotme dua të bëj një adresim të përgjithshëm të disa problematikave kyçe që karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendos ka dalë në pah edhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit për shkak të faktit që vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e vetë. Por mban edhe një ngarkesë ekstra turistësh dhe vizitorësh në rritje dhe sjell me vete sfida të reja të komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor, posaçërisht në territoret ku përqëndrimet e turistëve janë më të mëdha dhe një nga gjërat që vihet re është edhe nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë e pravendosur të veprimtarisë së vet dhe zaptimeve të territorit, deri edhe ndërtimeve pa leje në territore ku vëmendja është më e vogël apo si në Vlorë ku kryetari i bashkisë dhe struktura atje i kanë sytë gjysmë të hapur”, thekson Rama.

Sa i takon ndërtimeve në Theth, Rama u shpreh se këto struktura të ndritura pa leje në një zonë të mbrojtur përbën një vepër të rëndë penale.

“Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës së zgjedhjeve ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve ka pasur një bum ndërtimesh pa leje si rezultat edhe i përgatitjes së sezonit turistik. Jo një, por rreth 40 denoncime. Në një aspekt policia e shtetit ka funksionuar. Në mes të Thethit, prokurorja me mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë dhe ka bërë një ese filozofike për ndërtimet pa leje. Ndërtimi pa leje në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër më e rëndë. IKMT-ja ka filluar të veprojë, qoftë edhe në territore të tjera”, shprehet Rama.

Ai i është përgjigjur edhe prokurores Elsa Gjeli, e cila i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku shpreh shqetësimin për situatën e krijuar dhe kërkon një reagim institucional.

“Siç është bërë e ditur publikisht në një rast flagrance spektakolare ku një fshat i tërë turistik është ndërtuar në mes të Thethit, prokuroria ose më saktë një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur të mos fillojë hetimet. Pra ka refuzuar të shohë për çfarë bëhet fjalë dhe ka bërë një ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërkohë që ndërtimi pa leje në Shqipëri është vepër penale”, tha ai/klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu