Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan një 73-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me mjet prerës (kmesë) vëllanë e tij, gjatë një konflikti të ndodhur për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi dje, kur shtetasi H. K., 62 vjeç, u dërgua në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore, pas plagosjes në kokë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia organizoi punën hetimore dhe identifikoi autorin e dyshuar, shtetasin C. K., banues në fshatin Gruemirë-Çezme.

Në përfundim të veprimeve, C. K. u kap dhe u arrestua, ndërsa arma e përdorur në konflikt, një kmesë, u sekuestrua si provë materiale.

Sipas njoftimit zyrtar, i plagosuri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, për veprime të mëtejshme ligjore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu