Virginia Giuffre, gruaja amerikane që akuzoi miliarderin Jeffrey Epstein dhe princin britanik Andrew për abuzim seksual, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur familja e saj, duke konfirmuar se Giuffre u vetëvra në shtëpinë ku jetonte në Australi.

“U largua nga kjo botë në fermën e saj, pas një jete të mbushur me dhimbje, abuzime dhe trafikim seksual,” deklaruan të afërmit në një komunikatë për shtyp.

Giuffre u bë një nga figurat më të njohura të rasteve të abuzimit që dolën në dritë rreth rrjetit të errët të Jeffrey Epstein, i cili më vonë u vetëvra në burg. Ajo kishte deklaruar publikisht se Epstein e kishte bërë skllave seksuale që në moshë të re.
Ndërkohë, princi Andrew i Mbretërisë së Bashkuar ka mohuar vazhdimisht akuzat për abuzim ndaj saj, ndonëse për të shmangur një proces gjyqësor, ai pranoi të paguante një dëmshpërblim milionash.

Për të dëgjuar rrëfimin e saj të plotë, mund të shikoni dokumentarin në Netflix “Jeffrey Epstein: Filthy Rich”, ku Virginia flet hapur për përvojat e saj dhe përpjekjet për të sjellë drejtësi. Ky dokumentar me katër pjesë u publikua në maj 2020 dhe përfshin intervista me disa nga viktimat e Epstein, duke hedhur dritë mbi rrjetin e tij të abuzimit seksual dhe ndikimin e tij në jetën e tyre.​

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu