Kryesocialisti Edi Rama, nga një takim që mbajti në Gjirokastër, tha se është ballëlartë për reformën në drejtësi. Duke folur për goditjet e drejtësisë ndaj rradhëve në PS, kryesocialisti u shpreh se kush bën gjëra të paligjshme, edhe brenda shtëpisë socialiste, duhet të ndëshkohet.

“Këta mendojnë se me duart e Altin Dumanit, me duart e drejtësisë do marrin pushtetin këta duke më vënë mua në pozitë të vështirë, por nuk më vonë dot me këtë sepse unë për këtë kam luftuar që edhe në rastin kur goditet brenda nesh.”, u shpreh Rama, duke shtuar se do të ishte tradhtar nëse drejtësia do të godiste vetëm në një anë, dhe jo ndaj pushtetit.

Rama njoftoi gjithashtu se pas burokracive të shumta, më në fund zbatimi i njohjes së pensioneve me Italinë do të nisë nga qershori. Ai tha se negociatat me Greqinë janë të vështira, por shtoi se me hyrjen në BE, shqiptarët që jetojnë atje, nuk do të kenë më probleme.

“Në Itali, e kemi zgjidhur me njohjen e pensionit dhe më në fund nga muaji qershor fillon zbatimi. Me Greqinë, e dini mirë se ka ardhur koha që një pjesë e madhe e atyre që vajtën në fillim janë në prag ose kanë dal në pension dhe vuajnë faktin se nuk kanë njohjen e viteve. Është negociata më e vështirë se është numër më i madh.”, tha Rama.

Rama njoftoi edhe rritjen e moshës për Check Up falas, një kërkesë që sipas tij, vjen me kërkesë të pensionistëve. Duke u ndalur te integrimi, kryesocialisti iu përgjigj kritikave, teksa mori shembuj vende të rajonit që prej shumë vitesh kanë filluar negociatat, por Shqipëria ka bërë përparim të madh në këtë drejtim.

“Po Serbia pse nuk është në BE që ka nisur negociatat në 2014? Por RMV që ndërroi emër? Imagjinoni ju Shqipërinë të ndërrojë emër për t’u futur atje dhe të mos futet dot? Nuk ka hapur akoma negociatat, e ka marrë statusin e kandidatit në 2005. Pse nuk është në BE, ndërkohë që ne si ka mundësi që i kemi hapur negociatat vjet dhe sot jemi te pragu i BE me Malin e Zi bashkë.”, tha Rama.

Nuk munguan as ironitë për opozitën dhe konsulentin amerikan Chris LaCivita që kanë marrë, teksa tha ‘këta kanë vajtur e paguar lekët e dynjasë për atë Latifin. E keni dëgjuar që thonë magjistarin, Latifi kishte kandidat në Amerikë, këtu kë ka”.

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit në Gjirokastër, foli edhe për reformën në drejtësi, teksa tha se PS ka bërë atë që s’e ka bërë njeri në historinë e vendit. Sa i përket goditjeve nga drejtësia brenda rradhëve të PS, Rama tha se opozita kërkon që me ‘duart’ e Altin Dumanit të marrin pushtetin.

“Më dëgjuan kur thashë që ma jepni votën që të mos mbajë të tjerë në prehër që të ikim në BE. Se me të tjerë në prehër nuk e bëjmë dot shkëputjen e drejtësisë nga politika. Iu thosha mos dëgjoni kazanin, se janë këtu për tepsinë dhe jo për Shqipërinë. Ishin për tepsinë as nuk diskutohet, këta thonë ça është tepsia në fushatë, se ne duam program. Çfarë programi do nga bufi i kënetës, mjafton të shohësh bufin dhe e ke parë programin. Kemi bërë atë që se ka bërë njeri në historinë e shtetit, kemi marrë vendimin që të heqim dorë nga një pushtet i jashtëzakonshëm, ai i politikës mbi drejtësinë. I jashtëzakonshëm për politikën, por i dëmshëm për popullin. Kemi marrë shpatën që e kisha unë në zyrë që nga 1912 kalonte dorë më dorë, mbretëri diktaturë demokraturë. Shpata ishte në zyrën e të parit, prandaj ne për turpin e madh të burgosurin e fundit politik e kemi në kohën e demokracisë, Fatos Nanon, se e kishte bufi shpatën në zyrë dhe i ra kryetarit të opozitës. Ne morëm vendimin që shpatën ta dorëzojmë.

Altin Dumanin e njihni ju? Altin Dumani mendoni ju që lindi në 2020? Jo. Mendoni që doli nga shkolla në 2020? Jo. Ka qenë prokuror me vite të tëra. Njeri me integritet, njeri që beson në ato që bën. Pse nuk thirri Altin Dumani një deputet, ti thoshte hajde këtu ti? Më thuaj si është kjo punë. Ose ndonjë drejtor të madh. Aty ishte në Prokurori. Sepse nuk e kishte pushtetin ta bënte këtë gjë, sepse shpata ishte ne duart e politikës. Ishin të çarmatosur. Ishin vegla, jo ai, por shumica e tyre. Bënin ça i thoshte politika, për interesa të politikës, pastaj kur politika nuk kishte interesa këta bënin llumin dhe zullumin me 17 shtëpi, e me 40 prona që ua kishte dhënë vjehrra. Vjehrrat më bujare në botë dolën vjehrrat e këtyre. Të gjitha para të marra nga korrupsioni. E bëmë ne. Tani dalin këta dhe thonë si ka mundësi që këta kërkojnë vota kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ne kemi në hetim apo janë të dënuar njerëz që kanë qenë në qeveri mandatin e parë apo në kërkim dikë që ishte zëvendësim im që nuk ishte në qeveri kur mori arratinë.

Ne kemi tre mandate, mbi 60 ministra. Sa janë këta? Edhe 10 po të ishin, kush e solli këtë situatë që edhe brenda nesh drejtësia bën atë që do? E sollën këta? Këta mendojnë se me duart e Altin Dumanit, me duart e drejtësisë do marrin pushtetin këta duke më vënë mua në pozitë të vështirë, por nuk më vonë dot me këtë sepse unë për këtë kam luftuar që edhe në rastin kur goditet brenda nesh. Nga pikëpamja njerëzore unë ndihem keq, por nga pikëpamja e detyrimit ndaj jush, unë do isha tradhtari më i madh i juaji nëse do ju thosha që ‘unë dua mbështetje, dua që ta kemi vetë timonin, se ishte edhe timoni përveç tepsisë, më hiqni nga prehri këta që i flasin shoferit, që të shkojmë përpara’. Se ata nuk i flisnin shoferit, ata të kapnin timonin për pazaret e tyre, që të bëjmë drejtësi, që të godasë majtas e djathtas, e kam thënë atëherë. Do isha tradhtar nëse sot do ndodhte e kundërta, nëse ata do ishin para drejtësisë dhe ne jo”, tha Rama.

 

Kryesocialisti Edi Rama foli edhe për integrimin e vendit, ndërsa nuk kurseu ironinë për kritikët.

“Pasaportën nuk ta jep BE se ke mbushur moshën. E kemi mbushur me kohë se jemi nga më të vjetrit në këtë kontinent. Na ka kaluar mosha për t’u bërë anëtar, por ta japin se u poqe nga koka. Dhe je shtet që i përgjigjesh kritereve dhe standarteve që ke ajo familje. Prandaj të fusin brenda në shtëpi, Nuk mund të thuash se unë jam mësuar të ha me duar. Do të hash me lugë, pirun edhe me thikë. Do të mbash thikën në dorën e majtë, pirunin në të djathtën dhe do të ecësh përpara. Kjo është ajo që ne kemi për të bërë që të bëjmë të mundur pasaportën.

“Kur iu thonë ore ça është ky hall ka dalë Rama dhe kërkon mandatin e 4. Duhet t’i thoni, mirë Rama e kërkon të 4 se ngaqë nuk bëri gjë në tre, tani mendon se meriton të 4-tin. Po Mali i Zi pse nuk është në BE? Që i ka filluar negociatat para sesa ju të më jepnit mua votën për kryeministër? Apo e kam penguar unë? Po Serbia pse nuk është në BE që ka nisur negociatat në 2014? Por RMV që ndërroi emër?Imagjinoni ju Shqipërinë të ndërrojë emër përe t’u futur atje dhe të mos futet dot? Nuk ka hapur akoma negociatat, e ka marrë statusin e kandidatit në 2005. Pse nuk është në BE, ndërkohë që ne si ka mundësi që i kemi hapur negociatat vjet dhe sot jemi te pragu i BE me malin e zi ashkë. Na kanë dhënë planin në tavolinë, në 2007 bëjmë negociatat, mbyllim marrëveshjen dhe jeni në BE.”, tha Rama.

 

Kryesocialisti, nga takimi në Gjirokastër, njoftoi se do të rrisin moshën për Check Up falas, një kërkesë e pensionstëve.

“Kemi një tjetër gjë që është kërkesë e shumë pensionistëve për të rritur moshën për Check Up falas. Do ta bëjmë këtë gjë, do të rrisim moshën për check up falas. Chech Up që ka qenë shumë i përbaltur ka treguar se ka qenë i vlefshëm për parandalimin e sëmundjeve duke u dhënë njerëzve informacion që duhet të kujdesen për këtë apo atë ngjarje në organizmin e tyre. Në këtë mënyrë besoj në tërësi, ne nuk lajmë dot borxhin ndaj jush, është i madh që vendi që gjeneratat e reja iu kanë por së paku, gjithçka që kemi mundësi, dhe çdo mundësi të re që krijohet e kemi vënë dhe do ta vëmë në dispozicionin tuaj.”, tha Rama.

Rama u ndal edhe te marrëveshja me pensionet me Italinë, teksa tha se nga qershori do të fillojë zbatimi. Ai tha gjithashtu se arritja e një marrëveshjeje me Greqinë është më e vështirë, por shtoi me hyrjen në BE, shqiptarët që jetojnë atje, dhe kudo tjetër, do t’u njihen pensionet automatikisht.

“Në Itali, e kemi zgjidhur me njohjen e pensionit dhe më në fund nga muaji qershor fillon zbatimi. Me Greqinë, e dini mirë se ka ardhur koha që një pjesë e madhe e atyre që vajtën në fillim janë në prag ose kanë dal në pension dhe vuajnë faktin se nuk kanë njohjen e viteve. Është negociata më e vështirë se është numër më i madh. Njohja e pensioneve me Italinë dhe Greqinë janë dy më të mëdha, se është volumi i madh për ata, që të njohë pensionin e kontribuuesve atje. Greqia nuk është Italia në kuptimin e vetë mundësive. Ne kemi sot në dorë që t’i biem shkurt, nuk e dimë sesa mund të zgjasin negociatat, por në momentin që ne hyjmë në BE, dhe që shqiptarët të marrin pasaportën, thoshin çyrykën dje se ka dalë Rama me një pasaportë se s’ka ça tregon më, ndërkohë që në fakt kam ça tregoj në çdo cep të Shqipërisë, ndërkohë që ajo pasaporta është sinteza dhe përmbledhja e të gjitha gjërave që kemi bërë. Me atë pasaportë ndryshon statusi i shqiptarit, i qytëetarisë tonë në këtë kontinent. Dhe në momentin që të gjithë ata që janë në Greqi marrin pasaportën, problemet e tyre me shtetin grek mbarojnë, flas për probleme letrash. Madje nuk duhet më as pasaportë greke nëse nuk do të bëhehs deputet apo ministër në Greqi. Mjafton pasaporta shqiptare e BE, dhe në çdo vend të BE, ti me atë pasaportë je njësoj si ai që është në atë vend. I vetmi ndryshim është se ai mund të bëhet deputet, ti jo. Mund të bëhesh anëtar i këshillit bashkiak, kryetar bashkie, dhe deputet në PE i Greqisë, Italisë…po more votat. Shqiptarët aq shumë sa janë mund të fillojnë të zgjidhen në këto nivele, do ta shikoni kur të marrin pasaportën.”, tha Rama./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu