Një ngjarje e papërshtatshme dhe tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në një nga vendet më të shenjta për besimtarët shqiptarë – Kishën e Shna Ndout në Laç. Burra, gra dhe fëmijë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm, duke u përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për “vendet e lëmoshave”.

Sipas informacioneve të siguruara nga JOQ ALBANIA, konflikti ka ndodhur mes disa grupeve të komunitetit rom, të cilët akuzojnë njëri-tjetrin për “zaptimin e zonave” ku kërkojnë ndihmë nga pelegrinët. Të pranishmit tregojnë se janë përdorur sende rrethanore, ndërsa shoqërohej me të bërtitura dhe të shara, në sy të fëmijëve dhe besimtarëve të shumtë që kishin ardhur për lutje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Pamjet dhe rrëfimet nga vendi i ngjarjes përshkruajnë një situatë kaotike që përsëritet çdo javë, duke kthyer ambientin përreth kishës në një skenë tensioni dhe pasigurie. Besimtarët shprehen të shqetësuar dhe të zhgënjyer, duke thënë se këto skena jo vetëm që dhunojnë qetësinë shpirtërore të një vendi të shenjtë, por edhe trembin fëmijët që vijnë për të marrë bekimin e Shna Ndout.

“Kemi ardhur për lutje, jo për të parë njerëz që zihen si në treg”, thotë një besimtare e moshuar. “Është turp që ndodhin këto gjëra në një vend që duhet të na afrojë me Zotin, jo me dhunën.”

Ajo që ngre shqetësime të tjera është mosreagimi i autoriteteve. Edhe pse policia është e informuar për përsëritjen e këtyre incidenteve, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për të garantuar rendin dhe shenjtërinë e këtij vendi. Heshtja institucionale po lejon degradimin e një simboli të shenjtë në skena që nuk kanë asgjë të përbashkët me besimin dhe devocionin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu